Emri/ Qëlloi me armë në drejtim të një lokali, kapet në Fushë Kuqe 33-vjeçari i rrezikshëm

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Kurbin, operacioni policor i koduar “Escape”, për kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri shoqërore, që ishte shpallur në kërkim.
Gjatë operacionit u kap në Fushë Kuqe dhe u vu në pranga shtetasi Gentjan Markaj, 33 vjeç, i cili dyshohet se më datë 31.07.2024, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit F. S, për motive të dobëta.
Për këtë ngjarje, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë i ka caktuar shtetasit G. M., masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
-
Aksident në Fier/ Makina përplaset me motorin, një person i plagosur
27 Nëntor, 16:26 -
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
A dështoi në misionin e tij, Dhjetori '90?!
Sekretari i Parë i PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


