Rrëmbyen dhe kërcënuan një 35-vjeçar për dhënie pasurie, një prej të arrestuarve ish-presidenti i klubit të futbollit

Ish-presidenti i klubit të futbollit të Kamzës, Naim Qarri është në mesin e personave të arrestuar, që akuzohen se rrëmbyen dhe kërcënuan një 35-vjeçar për dhënie pasurie.
Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Naim Qarri dyshohet se në bashkëpunim me 6 personat e tjerë i kanë hequr lirinë një 35-vjeçari dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie.
Ndaj tyre janë ngritur akuzat për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.
“Arrest në burg” për shtetasit: Tori Xhecuka alias Hektor Xheçuka, Aleksander Osmani, Artan Pirraci dhe Fredi Keta
“Arrest në shtëpi” për shtetasit: Naim Qarri, Sajmir Kolaveri dhe Adem Metkola
Njoftimi i policisë:
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar “The debt”.
Ekzekutohet masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, për 4 shtetas, dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për 3 të tjerë.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacioni policor të koduar “The debt”. Në kuadër të këtij operacioni:
-u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: T. Xh., alias H. Xh., 36 vjeç, A. O., 37 vjeç, A. P., 50 vjeç, dhe F. K., 49 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
-u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit: N. Q., 52 vjeç, S. K., 42 vjeç dhe A. M., 46 vjeç.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë një 35-vjeçari, dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, parashikuar nga nenet 109/b dhe 110/2 të Kodit Penal.
-
Morën peng një 35-vjeçar dhe e kërcënuan, arrestohen 7 persona
31 Korrik, 09:47
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

