Çështja “Adriatik Llalla”/ Gazetari: Dosja e hetuar keq, shkak miqtë e shumtë

1 Prill 2023, 23:01 / AKTUALITET ALFA PRESS

Çështja “Adriatik Llalla”/ Gazetari: Dosja e hetuar keq,

Në emisionin Review në Euronews Albania u diskutuan këtë të shtunë disa nga çështjet më të nxehta të drejtësisë shqiptare.

Duke u ndalur tek mosekstradimi nga Italia i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, gazetari Ferdinand Dervishi e cilësoi hetimin dhe dënimin e Llallës të bërë keq. Sipas tij, ndoshta për shkak të miqësive, ish-kryeprokurorit nuk iu sekuestruan llogaritë bankare, duke bërë që ai të kishte para dhe të mbyllte “disa punë të tjera”.

“Unë besoj se ai duhet të jetë në procesin e marrjes së azilit, nëse nuk e ka marrë dhe deri sa të realizohet kjo të mos zbatohet asnjë nga urdhërat që vijnë nga Shqipëria. Ajo që më bën përshtypje se është një nga çështjet që nuk është hetuar mirë. Këtu ka rol dhe fakti që ka njerëz dhe miq që i ka pasur njerëzit e tij dhe mund të jetë zbatuar dhe ajo batuta që “i joti mishin ta ha po kockën ta lë. I sekuestruan ca prona dhe nuk i bllokuan asnjë llogari bankare. Dhe ky njeri duke patur disa para mund të zgjidhte disa punë të caktuara”, tha Devishi.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128