Abuzimet me tenderat e ARRSH, GJKKO rrëzon kërkesën e biznesmenit Valter Begaj për ndarjen e çështjes dhe dy kompanive

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e biznesmenit Valter Begaj për ndarjen e çështjes së tij dhe dy subjekteve Net Shpk dhe Dam shpka. Begaj është marrë i pandehur për abuzimet me tenderat e ARRSH-së, dosje në të cilën përfshihet edhe ish vartësi i Belinda Ballukut, Evis Berberi.
Kërkesa u paraqit nga avokati i tij me argumentin se procesi po zvarritet nga bashkë të pandehurit e tjerë. Por kërkesa u rrëzua nga gjykata sepse nuk është në konform parashikimeve të nenit 93 të Kodit të Procedurës Penale.
Evis Berberi u arrestua më 14 mars 2024, nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash. Valter Begaj akuzohet për korrupsion aktiv, mashtrim me pasoja dhe pastrim parash.
Sipas SPAK, Berberi rezulton i përfshirë në raste korruptive me 8 tendera që kapin vlerën e miliona eurove.
Skema
SPAK ka dyshime se Berberi fillimisht si Drejtor i Efiçencës së Energjisë, ka zhvilluar tre procedura prokurimi me vlerë rreth 1.2 milionë euro që janë fituar nga kompania DAAM që drejtohej nga Valter Begaj, por që defakto sipas SPAK, kompania zotërohej prej Berberit. Po kështu SPAK dyshon se në kohën që Berberi drejtonte ARSH, e njëjta kompani ka fituar tre tendera të tjerë më vlerë rreth 1 milionë euro.
Hetimet kanë zbuluar se kjo kompani është përdorur për kalimin drejt saj të sasive të mëdha të parave, nga kompania tjetër, “Net Group”, e sipërmarrësit Begaj, përmes transaksioneve të ndryshme. Paratë e kaluara në favor të kompanisë “Daam”, janë përdorur për të blerë prona të patundshme në emër të kësaj shoqërie.
Këto veprime kanë ngritur dyshime për Prokurorët, se gjenden përballë një veprimtarie të pastrimit të parave.
Transaksionet nga “Net Group” drejt shoqërisë “Daam”, në zotërim indirekt nga zoti Berberi, përkojnë, sipas hetimeve, me kohën kur shoqëria “Net Group” rezultoi fituese e disa tenderave të të shpallur nga Agjencia për Efiçencën e energjisë dhe Autoritetit Rrugor, nën drejtimin e zotit Berberi.
Po ndodh...
Revolucioni mbaroi, Edi Rama vazhdon i qetë
ide
Rama, Haveli dhe shqiptarët
Protesta, AntiProtesta dhe Shqipëria Mendonjëse!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

