
Falja e Namazit, mijëra besimtarë myslimanë mbushin sheshin “Skënderbej”


Pas 30 ditëve agjërim dhe faljeje, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin.
Një orë pas lindjes së diellit besimtarë të shumtë po falin Namazin e Fitër Bajramit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, që njihet ndryshe edhe si festa e mbylljes së agjërimit.
Për besimtarët myslimanë dita nisi herët me ndarjen e Sadaka Fitrit për të varfrit dhe më pas me grumbullimin në shesh.
Sipas njoftimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ceremonia do të nisë në orën 06:45 me leximin e Kuranit dhe ligjëratën, ndërsa Namazi do të falet në orën 07:30.
Ceremonia nisi rreth orës 06:45, ndërsa Namazi u fal në orën 06:58. Ceremonia vazhdoi me fjalën përshëndetëse të kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu.
“Ne jetojmë në një epokë ku vlerat e familjes po lëkunden, ku njeriu matet me atë çfarë ka dhe jo atë çfarë është.
Zoti na thotë që: Më i miri prej jush është ai që është më i dobishëm për njerëzit.
Ndaj sot kemi nevojë për njerëz me karakter, që nuk tuten nga frika por qëndrojnë drejt ndaj së vërtetës,
Kjo ditë s’është vetë festë, por edhe mesazh. Ne jemi një komb, dhe një familje nuk e braktis njëri-tjetrin.
Sadakaja është një rikujtim ku pasuria nuk është në dorën e një njeriu por të gjithkujt.
Zoti na mëson se pasuria nuk është në atë çfarë mbledhim, por atë çfarë shpërndajmë”, u shpreh ndër të tjera Spahiu.
Pas Namazit, pritjet tradicionale do të zhvillohen në selinë e KMSH-së nga ora 09:00 deri në 12:00.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, njofton të gjithë besimtarët se Fitër Bajrami do të falet ditën e diel, më datë 30.03.2025, në "Sheshin Skënderbej", Tiranë.
Ceremonia e Faljes së Fitër Bajramit fillon në 06:45 me lexim Kurani dhe ligjërata, ndërsa në orën 07:30 qëndrojmë në namaz.
Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale do të organizohen në selinë e KMSH-së nga ora 09:00 deri në orën 12:00. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ju uron të gjithë shqiptarëve, Gëzuar Fitër Bajramin!
Namazi i Bajramit është një detyrim i domosdoshëm për çdo mysliman. Muhamedi i ka kushtuar rëndësi të veçantë duke i urdhëruar myslimanët që të falin këtë namaz.
Besimtarët veshin rroba të reja për Bajram, vizitojnë të afërmit dhe miqtë dhe përshëndeten me njëri-tjetrin duke uruar “Gëzuar Fitër Bajramin”.
Ëmbëlsirat përgatiten dhe shpërndahen me pjatën kryesore që është sewayi – kadaif i pjekur, i gatuar me qumësht dhe i servirur me fruta të thata.
Ndryshe nga Kurban Bajrami (i cili fokusohet te mishi), Fitër Bajrami festohet me ëmbëlsira tradicionale të quajtura gjithashtu Meedhi Eid.
Pas drekës së bollshme me familjen, dita mbyllet me vizita tek miqtë e të afërmit.

Rama-Meta, si aleanca e 1 Prillit zhbëri Shqipërinë
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128