
Çfarë po ndodh? Policia kontrolle ‘blic’ në Tiranë, ‘blindon’ Astirin dhe Kombinatin

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejti dhe ato të komisariatit nr.6 në Kombinat, mbrëmjen e sotme kanë ndërmarë një aksion të gjerë në zonën e “Astirit”, duke kontrolluar çdo person të dyshimta dhe të mjetet që lëvizin me targa të huaja.
Plani i masave të komisariatit është kryer me qëllimin e ndalimin e çdo personi të armatosur, që mban drogë apo çdo send të paligjshëm.
Gazetari Elton Qyno ka siguruar pamjet filmike të këtij aksioni, ku FNSH dhe komisariati nr.6, po kryejnë kontrollet e mjeteve, personave të ndryshëm dhe ambjenteve si lokale, bilardo apo pika “Play Station”.
Pas ultimatumit të ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, për kapjen e çdo personi që lëviz me armë apo me çdo send të paligjshëm, kjo praktikë kontrolli gjatë kësaj kohe, është kthyer një veprimtari rutinë e policisë.
Së fundmi kontrolle të tilla janë kryer në Tiranë, Vlorë, Lezhë, Durrës, Korçë, Pogradec, duke mundësuar arrestimin e disa personave që mbanin armë dhe drogë.

PD përballë vetes, një reflektim për të parë nga e ardhmja
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128