Fier/ I moshuari i ve flakën shtëpisë, detajet e para

25 Janar 2024, 09:01 / AKTUALITET ALFA PRESS

Fier/ I moshuari i ve flakën shtëpisë, detajet e para

Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen “15 tetori” në Fier. Mësohet se brenda në banesë jetonte i vetëm një i moshuar.

Nga i ftohti ai ka ndezur zjarr të ngrohet në mes të dhomës pasi nuk ka pasur orendi, dhe flakët janë shpërndarë e kane djegur pothuajse mbi 50% të banesës.

I moshuari ka shpëtuar pa lëndime.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca dhe po punojnë për neutralizimin e situatës.

 

Po ndodh...