Finalja e Conference League, tifozët 'gjallërojnë' Tiranën (Foto-Video)

25 Maj 2022, 14:37 / AKTUALITET ALFA PRESS

Finalja e Conference League, tifozët 'gjallërojnë'

Ditën e sotme në Tiranë, zhvillohet një nga ngjarjet më të rëndësishme të futbollit , finalja e Ligës së Konferencës e cila luhet mes Romës dhe Fejnord në orën 21:00 në stadiumin “Air Albania”.

Teksa jemi pak orë larg finales së madhe, tifozët vazhdojnë të zbarkojnë nga porti i Durrësit dhe aeroporti i Rinasit. Ndërkohë që tifozët që kanë mbërritur në Tiranë kanë nisur festën. Ata janë ndalur në pikat kryesore të kryeqytetit dhe baret më të frekuentuara dhe me këngë e thirrje festojnë. Nuk kanë munguar as incidentet, mbrëmjen e djeshme në kryeqytet u shënuan disa dhe pati përplasje të ashpra mes huliganëve dhe forcave të policisë, ku 30 persona morën ndihmë mjekësore në spital. Më poshtë po ju sjellim foto dhe video nga atmosfera e tifozëve në Tiranë.

Po ndodh...