Flet efektivi i RENEA-s, Altin Morina: Paratë janë të justifikuara, vijnë nga biznesi, nuk jam pjesë e grupeve të krimit

15 Mars 2023, 12:49 / AKTUALITET ALFA PRESS

Flet efektivi i RENEA-s, Altin Morina: Paratë janë të

Altin Morina para hetuesve ka dhënë deklarimet e tij në polici në lidhje me leket e gjetura në automjetin Audi ku drejtohej nga ai.

“Paratë janë të justifikuara dhe vijnë nga biznesi. Janë tërhequr në bankë dhe i kam marrë për hallet e mia. Nuk kam kryer asgjë të jashtëligjshme dhe nuk jam pjesë e asnjë grupi kriminal.” – tha ai.

Por pavarësisht qëndrimit të tij mbi origjinën e parave policia po kryen verifikime për transaksionet bankare të Morinës dhe familjarëve të tij.Në vitin 2015 në kohën kur shërbente si efektiv i FNSH ka qene i arrestuar pas një sherri të ndodhur, por pas hetimeve ai fitoi pafajësinë.

Dy ditë më parë gjatë një kontrolli efektivit i janë gjetur në një qese supermarketi rreth 113 mijë euro, rreth 290.00 lekë të rinj dhe 80 paund, të cilat u sekuestruan nga policia. Në momentin e arrestimit, ai nuk ka bërë rezistencë dhe është shoqëruar në ambientet e drejtorisë vendore të Policisë Tiranë, ndërsa informacionet për këtë çështje janë ruajtur me "hermetizëm" në radhët e policisë.

 

Po ndodh...

ide