Foto intime, ja si u shantazhua gruaja e martuar nga kolegu në Tiranë

19 Tetor 2022, 11:23 / AKTUALITET ALFA PRESS

Foto intime, ja si u shantazhua gruaja e martuar nga kolegu në Tiranë

Ekspertë të policisë kanë ngritur alarmin për prindërit referuar denoncimeve të kryera mbi shantazh, gjobëvënie dhe përndjekje përmes rrjeteve sociale Facebook, Instagram, Snapchat.

Një oficer i policisë për mediat tregoi për historinë e një marrëdhënie seksuale e cila kaloi në shantazhe mes një gruaje të martuar me kolegun e zyrës.

Shembulli më ekstrem, është ai i një gruaje të martuar që u lidh me kolegun e zyrës dhe përmbi dy vjet u shantazhua për një fotografi, ku të dy janë në krevat. Ajo u detyrua të kallëzojë së pari tek i shoqi për lidhjen dhe më pas të dy erdhën në polici“, tha oficeri.

Kolegu i zyrë kishte një alibi, që pavarësisht këmbënguljes nuk e shpëtoi nga burgu. “Jam beqar dhe Z., nuk ishte dakord që të ndaheshim. Gjithçka është një hakmarrje e ulët”,  këmbënguli i riu, që pavarësisht kësaj alibie, aktualisht mbahet në paraburgim për akuzën e përndjekjes dhe të kanosjes.

Policia e shtetit here pas here ka paralajmëruar qytetarët të bëjnë kujdes me përdorimin e rrjeteve sociale pasi kohët e fundit janë rritur rastet e denoncimeve për shantazhe nga profile false. Autorët krijojnë adresa false dhe pasi marrin të dhënat personale, ata kërkojnë në favor shuma parash ose të dhënat sensitive do i bëjnë publike tek të afërmit.

 

Po ndodh...