Fshehu incidentin e bashkëshortit, KPK bën lëvizjen urgjente ndaj gjytares së Korçës

2 Prill 2024, 20:50 / AKTUALITET ALFA PRESS

Fshehu incidentin e bashkëshortit, KPK bën lëvizjen urgjente ndaj
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, (Vettingu) është kujtuar të marrë në vlerësim, subjektin Luljeta Kolonja, e cila për disa vite ka shërbyer si ish-kryetare e Gjykatës së Pogradecit dhe aktualisht është gjyqtare e thjeshtë në Korçë.

KPK ka njoftuar një seancë dëgjimore me gjyqtaren Kolonja në datën 4 Prill 2024, ku subjekti i rivlerësimit pritet të japë shpjegime përballë trupës gjyqësore të përbërë nga: Suela Zhegu, Roland Ilia dhe Genta Tafa alias Bungo.

Në raportin paraprak të vlerësimit, KPK ka konstatuar shkelje dhe mangësi në integritetin profesional dhe atë të figurës.

Kolonja një gjyqtare me të kaluar mjaft të dyshimtë dhe e lidhur me elementë të krimit në Pogradec dhe Korçë, ka arritur të shtyjë në limitet e fundit procesin e verifikimit të saj në “Vetting”.

Kolonja për disa vite me radhë ka drejtuar gjykatën e Pogradecit, dhe sipas ligjit drejtuesit e prokurorive dhe gjykatave, futeshin me procedurë të përshpejtuar në rivlerësimin e tyre në tre kriteret kryesore, atë profesional, pasuror dhe integritetin e pastërtise së figurës.

Kolonja është një ndër të vetmet Kryetare Gjykate në Shqipëri, që nuk ka dalë për të dhënë shpjegime në “Vetting”. Gjyqtarja ka mangësi të theksuar mbi profesionalizimin e saj dhe që padyshim ankesat dhe verifikimet në vetting duhen të merren seriozisht dhe në konsideratë.

Mbi të gjitha kjo gjyqtare është e përfshirë në mos raportimin e ngjarjeve konfliktuale dhe incidenteve, kur kanë ndodhur në prezencë të saj.

Kjo pasi protagonist i këtyre incidenteve dhe ngjarjeve konfliktuale ka qenë bashkëshorti i saj, Genci Kolonja. Bashkëshorti, është në dijeni të plotë se cilin person ka kërcënuar dhe është kacafytur në Pogradec.

Në dijeni të kësaj ngjarje është dhe gjyqtarja Luljeta Kolonja, e cila edhe pse ka qenë në vendin e ngjarjes dhe kishte parë protagonizmin kriminal të bashkëshortit në asnjë moment nuk ka telefonuar policinë rrugore apo qoftë policinë e Rendit në Pogradec, për të zgjidhur situatën.

 

Po ndodh...