Fundjava sjell fluks të lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë drejt bregdetit
TIRANË- Fundjava me rritjen e temperaturave dhe nisjes së pushimeve verore ka nisur të jape shenjat e para të flukseve.
Në pikën kufitare të Morinit shumë qytetarë kanë kaluar duke zgjedhur të kalojnë bregdetin shqiptar për të kaluar fundjavën.
Lëvizja e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë ka shmangur krijimi i radhëve të gjata në kufi duke sjellë që qytetarët të lëvizin lirshëm dhe të arrijnë në destinacion në kohë për të shijuar ditën e shtunë pranë detit.
Në kufirin Morinë-Vërmicë mësohet se janë hapur 8 sportele në hyrje dhe 8 në dalje, duke mundësuar një proces të shpejtë kalimi.
Në 24 orët e fundit, nga pika kufitare e Morinit kanë kaluar gjithsej 27,787 udhëtarë, në hyrje dhe dalje të territorit shqiptar.
Së bashku me ta janë regjistruar rreth 8,500 automjete dhe 87 autobusë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
