Gëlltiti brisqe rroje/ I dënuari në burgun e Drenovës niset me urgjencë në spital
1 Prill 2023, 22:58 / AKTUALITET

Një i dënuar në burgun e Drenovës është nisur me urgjencë në spitalin e Korçës pasi ka gëlltitur brisqe.
Burime bëjnë me dije se 28 vjeçari, Mus Gjauri, pak minuta më parë ka thënë në burg se ka gëlltitur pllaka metalike të dyshuara si brisqe rroje.
Menjëherë u transportua në spital për të bërë ekzaminimet dhe verifikimet e nevojshme.
Sipas informacioneve, 28 vjeçari është problematik dhe ky mund të jetë edhe një simulim nga ana e tij, pasi kërkon transferimin nga burgu i Drenovës.
Mus Gjauri nga Puka, vuan dënimin për vepra penale të vjedhjes me dhunë dhe mashtrimit.
Pritet të kryhen ekzaminimet për të parë realisht gjendjen e tij shëndetësore.
-
Makinat bëhen copash në Fier, 2 persona në spital
1 Prill, 22:51 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


