Gërdeci/ Dëshmon Ylli Pinari: Kam bërë 5 vite burg, ja kush propozoi krijimin e një linje demontimi
10 Janar 2024, 11:25 / AKTUALITET

Ylli Pinari, ish-drejtor i kompanisë Meico është një nga personat që po dëshmon sot në procesin ndaj Mediut për çështjen ‘Gërdeci’.
Pinari, i shpallur fajtor në dosjen e parë “Gerdeci”, rrëfeu si ishte vënë në kontakt me Patrik Henri, përfaqësuesin e SAC, kompania qe ishte e përfshirë në demontimin e armëve.
Pinari dëshmoi se Patrik Henri kishte krijuar në Shqipëri kompaninë ‘Albademil’ ku bashkëaksioner ishte Mihal Delijorgji. “Meico nuk është përfshirë në procesin e përcaktimit të Gërdecit si vend demontimit. Fillimisht kemi pasur komunikime me e-mail. Pas shkëmbimit të informacionit Patriku propozoi krijimin e një linje demontimi. Për këtë çështje kam bërë 5 vite burg dhe kam pikëpyetjet e mia për këtë.”, tha Pinari.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
