Gjobitët 10 milion dollarë nipi i Alqi Bllakos në Amerikë për pastrim parash, i hetuar edhe nga FBI

21 Qershor 2022, 19:57 / AKTUALITET ALFA PRESS

Gjobitët 10 milion dollarë nipi i Alqi Bllakos në Amerikë

Artist, reper apo kriminel? 

Figura enigmatike dhe shpesh e diskutueshme e njohur si Gio Basha sapo është gjobitur me 10 milionë dollarë nga SEC (komisioni i letrave me vlerë dhe këmbimit) dhe kjo nuk është përplasja e tij e parë me ligjin, shkruan media angleze ventsmagazine.

Në vitin 2011 Basha po hetohej nga FBI dhe DD për pastrim parash me dajën e tij, politikanin shqiptar “Alqi Bllako”. 

Duket se imuniteti diplomatik luajti një rol në rrëzimin e këtij hetimi, megjithatë llogaritë bankare të Bashës u bllokuan dhe pasuritë e tij u sekuestruan. 

Në vitin 2021 Basha thuhet se fitoi mbi 15 milionë dollarë në industrinë e artit, por ai u vu sërish nën hetim për pastrim parash dhe këtë herë firma private e Bashës u gjobit me 3 milionë dollarë nga SEC për dështimin në zbatimin e politikave dhe procedurave të pajtueshmërisë me parandalimi i keqpërdorimit të materialit, informacionit jopublik.

 Sipas një raporti të ICC-së, dyshohej se Basha u shiste vepra arti vetëm mafiozëve të pasur shqiptarë dhe trafikantëve ndërkombëtarë të drogës. 

Një hetim tregoi se, ndryshe nga shitja e aksioneve ose kryerja e transfertave rutinë bankare, shitjet e artit privat përmes shtëpive të ankandeve nuk i nënshtrohen dispozitave kundër pastrimit të parave në Aktin e Sekretit Bankar. 

Basha mundi ta shfrytëzonte këtë boshllëk, sepse kur arti shitet, shitësve nuk u kërkohet të konfirmojnë identitetin e blerësit dhe as të sigurohen që vepra artistike të mos përdoret për të pastruar paratë e pista. 

Muajin e kaluar kur një rezidencë në Itali, që i përkiste një bosi të njohur mafioz sicilian, u bastis e çoi FBI-në menjëherë te Gio Basha. 

Sipas një raporti italian të AISE, Basha veproi si ndërmjetës në mbi 300 marrëveshje private të artit, duke përdorur një sistem të quajtur banking hije, ai ishte në gjendje të pastronte miliona për politikanët e korruptuar dhe oligarkët rusë. 

Gio Basha, është një reper gangster që do të donte të njihej më shumë për personalitetin e tij muzikor, sesa për betejat e tij të vazhdueshme ligjore dhe gjobat e SEC, vazhdon media angleze.

Megjithatë, disa e kanë quajtur Gio Bashën një gjeni në botën e artit dhe fansat e muzikës së tij e ndjekin si një kult.

 

 

Po ndodh...