
Gjykata e Lartë jep vendimin për ‘killerin’ Julian Sinanaj dha “bandën e tritolit”

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin për ‘killerin’ me pagesë Julian Sinanaj dhe 5 të dënuarit e tjerë nga ish-gjykata e Apelit për Krime të Rënda ndërsa për 1 nga të dënuarit çështja u pushua pasi ai ka ndruar jetë në burg.
Kështu në dhomë këshillimi, Gjykata e Lartë konfirmoi dënimin me 30 vjet burg për Julian Sinanajn, pasi për shkak të statusit si dëshmitar i drejtësisë, ai i shpëtoi burgimit të përjetshëm.
Dënimi i dhënë më 3 mars 2017 nga ish-Apeli për Krime të Rënda ka mbetur në fuqi edhe për 5 të pandehurit e tjërë, Genis Mëhillaj 10 vite burg, Albin Mexhaj 8 vite burg, Ilir Karçini 5 vite burg, Ndriçim Gjokona 8 vite burg, Marjon Mitro 8 vite burg.
Ndërsa për Andon Mëhillaj i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm, gjykata e lartë ka pushuar çështjen pasi ai ndëroi jetë në qeli në vitin 2020.
Julian Sinanaj rrëfeu se është paguar për disa episode kriminale ndërsa anëtarë e ‘bandës së tritolit’ vepronte në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Si po thyhen edhe shiringat e fundit të Sali Berishës!
ide

"Shah mat" me detyrim përcaktim në PL

“2023- viti politik për Malin e ZI në Bashkimin Europian”

Si të bëhesh mysliman në Kavajë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128