
Gjykata e Tiranës lë në burg Skerdi Sinën

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Skerdi Sinën i cili u arrestua, lidhur me ngjarjen e 9 janarit të këtij viti në zonën e Astirit.
Mbrojtja ligjore e Sinës kërkoi masën detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë shtetit, ose masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, me argumentin se klienti i tij nuk ka lidhje me ngjarjen në fjalë dhe nuk ka mbajtur askënd me forcë, por kjo nuk u mor parasysh nga gjykata.
Avokati Erjon Kullolli, gjithashtu tha se sa i përket tentativës së Sinës për t’iu shmangur ndalimit të policisë, ai ka qenë në gjendje ankthi dhe nuk ka ditur si të vepronte.
Skredi Sina nuk është emër i panjohur për autoritetet.
Në muajin janar ai u shpall në kërkim, pasi dyshohet se kishte mbajtur peng një 21-vjeçare në një banesë të marrë me qira në Astir.
Pesë persona dyshohet se mbajtën të mbyllur në apartament 21-vjeçaren Sajma Qordja duke u shpallur në kërkim atë kohë dhe bëhet fjalë për Skerdi Sinën, Ogert Aliajn, Arnold Jahon, Anduel Aliajn dhe Joni Sadikajn. 21-vjeçarja mësohet se ishte e dashura e Sadikajt.
Ngjarja ndodhi më 9 janar në kryeqytet, kur një vajzë telefonoi në sallën operative të Policisë së Tiranës, se ishte dhunuar nga disa persona alarmoi policinë. Kjo e fundit blindoi për mbi 1 orë zonën e “Astirit” në Tiranë, pasi dyshonte se mos ishim para një rasti rrëmbimi.
Madje efektivëve të RENEA-s iu desh të zbrisnin me litar nga katet e sipërme, për të hyrë në apartament dhe shpëtuar vajzën e re. Brenda ambienteve u gjetën edhe armë e drogë.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128