Gjykata Kushtetuese pa vendim për Belerin, seanca vijon nesër

19 Mars 2024, 22:01 / AKTUALITET ALFA PRESS

Gjykata Kushtetuese pa vendim për Belerin, seanca vijon nesër
Gjykata Kushtetuese nuk ka mundur të dalë me një vendim këtë të martë në seancën ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Belerit.

Seanca që nisi sot rreth orës 10:00 do të rifillojë sërish nesër pas ndërprerjes rreth orës 18:00. Në këtë seancë maratonë shqyrtohet kërkesa e Belerit për heqjen e arrestit.

Pak ditë më parë ai u dënua nga Gjykata e Posaçme me 2 vite burg për akuzën e korrupsionit zgjedhor, pasi u hetua për blerje votash teksa kandidonte dhe fitoi si kryebashkiak i Himarës.

 

Po ndodh...