Gjyqi ndaj Leonard Dukës, GJKKO rrëzon kërkesën për thirrjen e punonjësve të policisë dhe të Ervis Martinajt
Gjykata e Posaçme zhvilloi sot seancën e radhës për të pandehurin Leonard Duka, i akuzuar si kreu i grupit të quajtur “Klani Duka” dhe organizatori i vrasjes së ish-policit Santiago Malko, në muajin Gusht të vitit 2019 në zonën e "Porcelanit", në Tiranë.
Avokatja e Leonard Dukës kërkoi në seancë që të dëshmonin punonjës policie, si edhe i shumëkërkuar Ervis Martinaj, por fati i këtij të fundit nuk dihet.
Avokatja e Leonard Dukës: Blendi Teta dha deklarime para gjykatës dhe dha detaje te reja me rëndësi për këtë gjykim. Së pari, gjatë pyetjes së Blendi Teta, prokurori e ka marrë në një seancë tjetër duke i thënë të mos deklarojë. Kjo është në shkelje të ligjit. Cilët kanë qenë policët që e shoqëruan Blendi Tetën në sallat e GJKKO? Prokurori i ka kërkuar të mos japë deklarime para togave të zeza. Kërkojmë te thirren oficerët dhe të deklarojnë se kush ja kërkoi shoqërimin e Blendi Tetës në një tjetër sallë? Kërkojmë nga gjykata të bëhet një verifikim i thënieve të Blendi Tetës. Në lidhje me provat e reja të paraqitura nga prokuroria, ato kanë ardhur në formë emaili nga autoritetet franceze jo si dokument. Për kodet e SKY ECC, kërkojmë të dijme nëse kodi i Sky ECC që pretendohet se është përdorur nga Leonard Duka, është përdorur vetëm nga një person apo disa? Kërkojmë të pyetet Erlis Duka, Leonard Duka, Ervis Martinaj etj nëse janë përdorues të Sky ECC apo në rast se i qëndrojnë provave të sjella nga organi i akuzës. Të thirret edhe një ekspert dhe të bëjë verifikimin në rast se përdoruesi është apo jo Leonard Duka. Kërkojmë të thirret edhe Muhamed Duka, babi i Leonard Dukës të japë deklarime në lidhje me ngjarjen e pretenduar.
Prokurori Behar Dibra: Kërkesat i shoh të pabazuara dhe të pambështetura sa i përket këtij gjykimi. Për pretendimin e avokates për kontaktimin tim me Blendi Tetës, është e vërtetë qe e kam kontaktuar. Nuk ka asnjë pengesë ligjore këtu. Tjetra, mënyra e identifikimit të aplikacionit Sky ecc, është ajo e policëve gjyqësorë nuk ka ndonjë mënyrë tjetër. Për thirrjen e personave për të dhënë dëshmi, nuk dihet akoma fati i Ervis Martinajt, vendndodhja e tij për më tepër. Disa prej tyre që kërkohen nga avokatja janë pjesë e këtij gjykimi. Leonard Duka mund të dëshmojë patjetër. Të tjerët janë të pabazuar.
Ndërsa Gjykata e Posaçme vendosi rrëzimin e kërkesës për thirrjen e punonjësve të policisë në këtë proces. Gjykata konstaton që është shpjeguar në sallë nga i pandehuri dhe prokurori që janë takuar.
“Është e panevojshme për ketë proces për verifikimin e thënieve të Blendi Tetës.
Për letërporositë për Sky ECC, gjykata konstaton që aktet janë marrë në kuadër të një procedimi tjetër. Janë bërë letër porosi në kuadër të dy procedimeve.
Për thirrjen e personave të kërkuar në cilësinë e dëshmitarëve, gjykata thotë se në momentin qe do ketë njoftim nga policia për kapjen e tyre atëherë mund të paraqiten për të dëshmuar. Për Ervis Martinaj etj, nuk ka të dhëna për vendndodhjen e tyre”, argumentoi GJKKO.
Ndërsa për Muhamet Dukën gjykata pranon kërkesën e mbrojtjes që të paraqitet në cilësinë ë dëshmitarit.
Seanca e radhës do të zhvillohet në datë 25 qershor ora 10.00.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
