Goditet me thikë në qafë, vdes 38-vjeçarja shqiptare në Itali plagoset partneri

20 Prill 2023, 09:35 / AKTUALITET ALFA PRESS

Goditet me thikë në qafë, vdes 38-vjeçarja shqiptare

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku është gjetur e pajetë një grua shqiptare dhe i plagosur një person që jetonte me të.

Bëhet me dije se është gjetur e pajetë Anila Ruçi 38 vjeç si dhe ka mbetur i plagosur Osman Bilyhu.

Gruaja është gjetur e pajetë pasi kishte marrë një goditje me thikë në qafë, ndërsa burri kishte plagë në shpatull dhe pjesë të tjera të trupit dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur në Pavia, ku 38-vjeçarja jetonte prej një viti.

Zona ku ndodhi vrasja, pranë qendrës së Scaldasole (Pavia), u rrethua nga karabinierët të cilët po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rastin.

 

Po ndodh...