Grabiten mbi 100 mijë euro në banesën e një ish-mjekeje në Shkodër

12 Shkurt 2025, 21:48 / AKTUALITET ALFA PRESS

Grabiten mbi 100 mijë euro në banesën e një ish-mjekeje
Një shumë e madhe parash është grabitur këtë të mërkurë në banesën e një ish-mjekeje në lagjen “Ura Dervishbeg” në Shkodër.

Burime për mediat bëjnë me dije se shuma e parave është grabitur gjatë kohës që pronarët, burrë e grua, nuk kanë qenë në banesë, teksa kur kanë konstatuar vjedhjen, ata kanë shkuar dhe kanë bërë denoncim në Polici.

Dyshohet se shuma e vjedhur është mbi 100 mijë euro, të cilën e mbanin në një dollap të dhomës së gjumit.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se autori, i maskuar, i është afruar në banesë me biçikletë, dhe po me të është larguar, e ka hapur derën me çelës, ka hyrë brenda dhe krejt i qetë ka mundur të marrë shumën e konsiderueshme të parave.

Dyshimet e hetuesve janë për njeri të njohur të familjes, bazuar në mënyrën se si ka vjedhur, pa thyerje, me çelës dhe me informacion të detajuar për vendndodhjen e parave.

Policia e Shkodrës po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Po ndodh...