Dosja Veliaj: Biznesmeni Sokol Kryeziu, nga fshesar te Drejtoria e gjelbërimit, në milioner. Si përfitoi me kompaninë Gerard

12 Shkurt 2025, 21:41 / POLITIKË ALFA PRESS

Dosja Veliaj: Biznesmeni Sokol Kryeziu, nga fshesar te Drejtoria e

Në dosjen e Veliajt është përfshirë dhe biznesmeni Sokol Kryeziu dhe kompania e ndërtimit Gerard-A.

Më herët Sokol Kryeziu del se ka punuar si faturino në këtë kompani, më pas si kontrollor deri në momentin që e bleu këtë shoqëri për 33.4 mln lekë.

Kryeziu që nga viti 2017-2018 del se ka punuar si fshesar në Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrim-Gjelbërimit dhe në vijim si punëtor ngarkim-shkarkimi në shoqërinë ‘Alb TECH PLAST.

Dhe më vonë si drejtor në shoqërinë ‘Green Line’.

Shoqëria ‘Gerard-A’ në vitet 2018-2023 ka fituar 20 procedura tenderimi nga Autoriteti Kontraktor i UKT; Drejtoria e Pastrim Gjelbërimit apo drejtoria Nr.2 e punëtorëve të qytetit.

Sokol Kryeziu gjatë periudhës Dhjetor 2023- Janar 2024, ku rezulton të jetë pronar i GERARD-A ka blerë disa piktura në Galerinë ‘NAN’ e kontrolluar nga Ajola Xoxa.  Blerje të cilat shkojnë në vlerën e 5 milionë lekëve.

Por gjatë kësaj kohe SPAK ka analizuar dhe financimet e Bashkisë së Tiranës, lidhur mbi evente të ndryshme.

Para të cilat thuhet se janë përfituar nga shoqëri apo OJF në pronësi të Ajola Xoxës.

Nga një përllogaritje e afërt bazuar në fondet publike, faturat fiktive dhe shoqëritë e lidhura drejtpërdrejt ose tërthorazi me bashkinë Tiranë, përfitimet përmes shoqërisë ‘Partners Laë’, ‘Arts Lab’, ‘Ava Studio’, ‘Byl-A’, ‘Harabel’, ‘Nan Gallery’, ‘Eventus’ dhe ‘Muza’ kapin shifrën e rreth 110 milionë lekë.

Ku nga hetimet rezulton se ka lëvizje parash brenda rrethit të ngushtë familjar të Erion Veliaj.

Si dhe janë disa faturime që Ajola Xoxa i bën kompanisë së kunatit të saj, Arbër Veliaj.

Ku në një rast mes shumë të tjerash, për kryerjen e konsulencës ligjore, Ajola Xoxa i faturon kompanisë ‘Gogël’ në pronësi të kunatit të saj, shumën prej 8 mijë eurosh.

Një bisedë me po kaq interes për grupin hetues është edhe ajo midis Adela Kondakçiut që ka shërbyer si financiere e Ajola Xoxës.

E cila në një moment i kujton kësaj të fundit që ‘Harabel’ nuk duhet të dalë me fitim, për shkak se ligji nuk e lejon.

Ndaj paratë duhet të shpërndahen tek persona të tjerë, përfshirë familjarë, shoqëri të ndryshme, apo edhe persona të lidhur ngushtë me të./NeShenjester

 

Po ndodh...