SHBA goditet nga stuhia e borës nga Kentaki në Uashington, dhjetëra mijëra pa energji

12 Shkurt 2025, 21:37 / BOTA ALFA PRESS

SHBA goditet nga stuhia e borës nga Kentaki në Uashington,
Pjesa lindore e SHBA-ve, nga Kentaki në Uashington është përfshirë nga stuhi të mëdha dëbore dhe shi i ngrirë duke lënë pa energji dhjetëra mijëra banorë.

Moti i keq shkaktoi gjithashtu me qindra aksidente rrugore ndërsa ekspertët thonë se duke filluar nga e mërkura rrezikohen përmbytje me rritjen e temperaturave, që mund të bëhen shkak për fryrje të lumenjve.

Përmbytje rrezikohen edhe në Kalifornia në zonat e shkatërruara nga zjarret e fundit.

Stuhia që preku zona të Kentakit në drejtim të Marilendit e më thellë në veri të vendit, shkaktoi më shumë 37 centimetra borë në Iron Gate, një qytet i vogël në Virxhinian Perëndimore, si dhe 30 cm borë në Ëhite Sulfur Springs, të po këtij shteti, njoftoi Shërbimi Kombëtar i Motit.

Deri të mërkurën, më shumë se 190,000 klientë në Virxhinia dhe më shumë se 13,000 në Karolinën e Veriut, vazhdonin të ishin pa energji elektrike.

Rreth 2,500 fluturime u anuluan ose u shtynë në të gjithë vendin të mërkurën, 200 nga të cilat në Aeroportin Kombëtar ‘Ronald Reagan’ në Uashington.

Për të dytën ditë me radhë në gjithë shtetin e Virxhias mësimi u anulua, po kështu edhe në Baltimorë e Uashington, nxënësve dhe mësuesve iu tha sot të qëndronin në shtëpi.

 

Po ndodh...