
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori i paidentifikuar

Një person ende i paidentifikuar ka vjedhur një pikë këmbimi valutor në Tiranë. Autori i cili mbante një send të dyshuar si armë zjarri, pasi ka marrë një shumë parash është larguar me një biçikletë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 24.06.2023, rreth orës 08:25, në rrugën "Tom Plezha" në Unazë të Re, një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si armë zjarri, është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një biçikletë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Pazari Rama-Berisha, përballë Lulzim Bashës!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128