Grabitje me dhunë në Shkodër, hajdutët marrin paratë dhe makinën

5 Tetor 2022, 08:49 / AKTUALITET ALFA PRESS

Grabitje me dhunë në Shkodër, hajdutët marrin paratë

Mëngjesin e sotëm një grabitje me dhunë është regjistruar në Shkodër. Më datë 05.10.2022, rreth orës 04:25, në fshatin Ashtë, Vau i Dejës, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur me dhunë në banesën e shtetasit Z. P., një shumë parash dhe automjetin tip "Benz", i cili ka qenë i parkuar në oborrin e kësaj banese.  

Njoftimi i plotë i policisë:

Vau i Dejës/Informacion paraprak

Më datë 05.10.2022, rreth orës 04:25, në fshatin Ashtë, Vau i Dejës, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur me dhunë në banesën e shtetasit Z. P., një shumë parash dhe automjetin tip "Benz", i cili ka qenë i parkuar në oborrin e kësaj banese.  

Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës, me qëllim kapjen e autorëve.

 

Po ndodh...

ide