Greqi/ Burrë e grua gjenden të pajetë në banesë

5 Dhjetor 2025, 18:41 / AKTUALITET ALFA PRESS

Greqi/ Burrë e grua gjenden të pajetë në banesë

Një ngjarje e rëndë është zbuluar pasditen e sotme në Greqi, ku një burrë 58-vjeç dhe bashkëshortja e tij 55-vjeçe u gjetën të pajetë brenda banesës së tyre.

Sipas mediave greke, çifti ishte shpallur i zhdukur prej disa ditësh, pasi fëmijët e tyre, që jetojnë në Gjermani, nuk kishin arritur të kontaktonin me ta që prej ditës së hënë. Të shqetësuar, ata njoftuan autoritetet greke, të cilat nisën menjëherë kërkimet.

Fqinjët po ashtu kishin vënë re mungesën e çiftit që nga fillimi i javës dhe raportuan rastin në polici. Kur efektivët mbërritën në vendngjarje, trupat e pajetë u konstatuan përmes dritares së banesës, ndërsa dera ishte e mbyllur nga brenda.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një rrjedhje gazi, që mund të ketë çuar në helmim nga monoksidi i karbonit.

Çifti ishte rikthyer së fundmi nga Gjermania për t’u vendosur përfundimisht në Greqi dhe po kryente punime në banesën e tyre.

Po ndodh...

ide