Hapat për Reformën Zgjedhore, ambasadori i BE: Procesi të jetë gjithëpërfshirës, të udhëhiqet nga rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato tha se mbështet komisionin e përbashkët parlamentar për reformën zgjedhore, si pjesë e një pakete nismash që synojnë vlerësimin e mjedisit të përgjithshëm zgjedhor, jo vetëm të kuadrit ligjor.
Gonzato theksoi rëndësinë e adresimit të sfidave jo vetëm të së kaluarës, por edhe të së ardhmes, duke u bazuar tek rekomandimet e OSBE ODIHR dhe Komisionit të Venecias.
Silvio Gonzato, ambasador i BE: Do të krijohet një komision i përbashkët parlamentar për reformën zgjedhor së bashku me nismat e tjera që kanë për synim për të vlerësuar mjedisin e përgjithshëm, jo vetëm kuadrin ligjor, që mund të ndikojë në fushën, është e barabartë ajo për zgjedhjet që sipas OSBE ODIHR ka munguar, por tregon edhe fakti që është kuptuar që ekziston nevoja për tu përballur me sfidat e të shkuarës dhe të së ardhmes.
Ne në BE mirëpresim këto hapa dhe inkurajojmë që të keni një proces gjithëpërfshirës të bazuar tek faktet, të udhëhequr nga OSBE ODIHR dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias.
KQZ ka ndërmarrë hapa të rëndësishme pas një analize pas zgjedhjeve me propozime për të fuqizuar transparencën, efikasitetin në proceset e ardhshme zgjedhore. Ne i mbështesim plotësisht këto propozime.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

