Hebrenjtë e Shqipërisë/ Flet pasardhësja e familjes që u strehua në Tiranë gjatë Holokaustit

27 Janar 2025, 16:15 / AKTUALITET ALFA PRESS

Hebrenjtë e Shqipërisë/ Flet pasardhësja e familjes që

Më 27 janar perkujtohen viktimat e holokaustit, nje prej krimeve me te renda ne historine e njerezimit, ku miliona hebrenj u vrane dhe u zhduken nga regjimi nazist. Shume familje hebreje gjeten strehe ne shqiperi, duke i shpetuar perndjekjes naziste gjate luftes se dyte boterore.

Jona Bimi është mbesa e Luna Ruso, një izraelite që i shpëtoi Holokaustit, pasi u strehua në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Mbesa e saj 37 vjeçare  tregon se gjyshja e saj erdhi e vetme në moshën 17 vjeçare në vendin tonë.

“Gjyshja ime ka ardhur në Shqipëri në vitin 1944, prej luftës së dytë botërore nga Selaniku në Gjirokastër. Nga gjithë familja e saj vetëm gjyshja dhe motra e saj arritën të shpëtonin. Gjyshja erdhi në Shqipëri, motra e saj në Jugosllavi. Secila krijoji familjet e veta. Mesa di nga gjyshja ka qenë një periudhë shumë e vështirë, humbi kompletë familjen e saj, mbeti e vetme dhe erdhi në një shtet të huaj, nuk dinte as gjuhë as kulturë dhe asnjë. i duhej të përshtatje nga fillimi”.

E emocionuar, 37 vjeçarja tregon edhe momentin e largimit të gjyshes nga familja e saj për tu strehuar në Shqipëri.

“Një episod që gjyshja më ka treguar shumë e dhimbshme, në kohën kur filloi lufta babai i gjyshes sime kishte një furrë buke, dhe aty ndodhej edhe ajo. Aty kishte ardhur një shqiptar që merrte furnizim për Shqipërinë dhe babai i saj i kërkoi që ta merrte me vete për Shqipëri. Dhe ai momenti i shkëputjes nga familja në pak sekonda, ishte shumë e dhimbshme që s’do takoheshe më kurrë”.

Në Shqipëri e ndihmuan të mësonte gjuhën dhe traditat shqiptare, madje krijoi edhe familjen e saj.

Di që e kanë ndihmuar për të mësuar gjuhën, u përshtat me kulturën dhe traditën shqiptare. Në Shqipëri është strehuar në Gjirokastër nga Latif Bimi dhe Skënder Bimi, më pas erdhën në Tiranë. Gjyshja krijoi familje këtu, 3 vajza një djalë, u martuan të gjithë këtu.

Me ardhjen e demokracisë, pas shumë vitesh, gjyshja dhe familja e saj u rikthyen në Izrael.

“Në 91 me çeljen e kufijëve gjyshja ikunë Izrael, takoi motrën e saj. Ajo ishte koha e vetme që u ndje e lumtur kur u bashkua me motrën e saj. Ndërsa familja ime iku në 97’, ne ikëm për arsye personale. Ishte periudhë shumë e vështirë derisa u liruan kufijtë, që mundi të kthehej në Izrael”.

Vetë Jona u lind dhe u rrit në Shqipëri, ku mori dhe mësimet e para deri në moshën 10 vjeçare, ndërsa më pas u rikthye edhe ajo në Izrael tek familjarët e saj, ku ndjeku edhe studimet e larta për Psikologji. Në 2009, ajo u rikthye sërish në Shqipëri, ku vijon të jetoj edhe sot e kësaj dite, ku ka krijuar edhe ajo familjen e saj.

“Unë vetëm u ktheva në Shqipëri, më 2009, mua më pëlqen Shqipëria. Nuk e kam vendosur për të jetuar përfundimisht këtu, por, edhe nëse largohem këtu do vij gjithmonë shpesh. Unë e ndjej që jam hebrenjë, që fëmijë jam rritur me atë traditë dhe kulturë, por, Shqipëria sidoqoftë është vendlindja ime, njerezit janë shumë të dashur. E pëlqej Shqipërinë si vend shumë mikëpritës dhe familja ime e don se i kanë ndihmuar në momente shumë të vështirë. Unë kam krijuar familje këtu, kam dy vajza binjake. Unë jam martuar me Shqiptarë”./abcnews.al