Dhunimi barbar i punonjëses së kazinosë, qytetarët kenianë mbledhin fonde për kurimin e saj jashtë Shqipërie

Teksa në spitalin e Traumës ndodhet prej disa muajsh e shtruar dhe në gjendje të rëndë, punonjësja e kazinosë e cila u dhunua në mënyrë barbare në rrethana të paqarta, qytetarët kenianë i janë përgjigjur thirrjes së nënës së Joy Abongo për ta ndihmuar.
Miqtë e vajzës keniane kanë hapur një llogari bankare, për të mbledhur një fond në mënyrë të tillë që të bëhet transferimi i saj në një spital të specializuar, pasi truri i së resë ndodhet në gjendje vegjetative. Mediat keniane pasqyrojnë ndër të tjera vizitën dje të dy përfaqësuesve të ambasadës keniane në Tiranë si dhe kërkesën e tyre për zbardhjen e ngjarjes.
Qindra qytetarë nga Kenia dhe nga shtete të tjera po kontribuojnë për shpenzimet e saj mjekësore të cilat po rriten çdo ditë. Kontributi i faqes Gofund me ka arritur në 26,700,00 dollarë. Deri më tani, askush nuk është arrestuar në lidhje me rastin, por policia pretendon se po vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
