I dënuar përjetë/ GJKKO rrëzon Fran Marashin për të dalë nga regjimi 41 biss

30 Prill 2025, 13:12 / AKTUALITET ALFA PRESS

I dënuar përjetë/ GJKKO rrëzon Fran Marashin për

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fran Marashit i cili kërkoi të dilte nga regjimi i ashpër 41 biss, aty ku mbahet i izoluar prej 13 dhjetor të vitit 2024 me vendim të ministrit të drejtësisë Ulsi Manja.

Vendimi u dha nga gjyqtari Erjon Bani në seancën e kësaj të mërkure në orën 10.00.

Fran Marashi u dënua nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion muajin e kaluar me burgim të përjetshëm si person i përfshirë në masakrën e Urës Vajgurore të 17 qershorit 1997, ku u vranë 4 policë dhe u plagosën 6 të tjerë.

Ngjarja e rëndë e aso kohe u rigjykua sërish në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion pas rikthimit të çështjes nga Gjykata e Lartë.

Përveç Fran Marashit, me burg përjetë janë dënuar edhe Musa Protoduari si dhe Shkëlqim Protoduari si dhe disa persona të tjerë me 25 vite burg. 

 

Po ndodh...