I famshëm në Tik Tok/ Me shpejtësi 305 km/h, shoqërohet në polici Aleks Visha

17 Mars 2023, 20:30 / AKTUALITET ALFA PRESS

I famshëm në Tik Tok/ Me shpejtësi 305 km/h, shoqërohet

Aleks Visha, i riu që guxoi të ecte me makinën luksoze ‘Lamborghini’ me 305 km/h në tunelin e Kalimashit është shoqëruar në komisariat dhe është gjobitur me 100.000 lekë. Policia njofton se i është bllokuar mjeti që i rrezikoi jetën edhe një familjeje tjetër teksa bënte manovra të rrezikshme

“Qarkulloi me shpejtësi 305km/h, në tunelin e Kalimashit, Policia Rrugore e Tiranës identifikon dhe bllokon automjetin “Lamborghini”. Shoqërohet në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. V. 

Pas publikimit në rrjetet sociale, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që qarkullonte me shpejtësi 305 km/h, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar punën për identifikimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij. Në bazë të pamjeve filmike të siguruara, është identifikuar dhe ndaluar automjeti tip “Lamborghini” me drejtues shtetasin A. V., të cilin e Policia e ka shoqëruar në Komisariat. 

Ndaj drejtuesit të automjetit u mor masë administrative 100 000 lekë të rinj. Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon gjithashtu për ndalimin e publikimeve që kanë karakter joedukativ për sigurinë rrugore”, njoftoi policia.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128