I kapën në uzinën e Poliçanit, lirohen 4 çekët

22 Gusht 2022, 10:34 / AKTUALITET ALFA PRESS
I kapën në uzinën e Poliçanit, lirohen 4 çekët

4 shtetasit çekë që u kapën dje në zonën e ndaluar të uzinës së Poliçanit, ku dy prej tyre ishin futur në një tunel dhe dy të tjerë po bënin foto, janë lënë të lirë nga policia.

Mësohet se çekët do të hetohen në gjendje të lirë.

Një ditë më parë çekët kanë pretenduar se janë turistë dhe se kishin ngatërruar rrugën dhe për pasojë kishin përfunduar në një prej tuneleve që të çon në uzinë. Ndërkohë, prokuroria e Beratit do të vijojë hetimet në gjendje të lirë për këta shtetas.

Po ndodh...