I kërkuar nga Spanja për trafik droge, arrest shtëpie për biznesmenin Nikolin Janina

30 Shtator 2022, 13:58 / AKTUALITET ALFA PRESS

I kërkuar nga Spanja për trafik droge, arrest shtëpie për

Gjykata e Apelit ka vendosur “arrest shtëpie” për Nikolin Janina i cili akuzohet si koka e një grupi kriminal në Spanjë.

Biznesmeni shqiptar, Nikolin Janina u arrestua më 6 maj me qëllim ekstradimi në Spanjë, por gjykata e la në burg në pritje të dosjes së plotë hetimore nga Spanja, ndërsa sot u la i lirë nga qelia në “arrest shtëpi” .

Mediat në Spanjë shkruanin se Janina, akuzohet për organizimin e arkës që u sekuestrua nga Udyco de Pontevedra në vitin 2016.

Sipas Prokurorisë Antidrogë të Pontevedra, biznesmeni thuhet se është përgjegjës për 54 kilogramë të drogës që mbërriti në provincë në vitin 2016 me një Porsche Cayenne dhe që u kapën nga Udyco e qytetit të Lérez, një ngarkesë që ishte më e rëndësishmja në Evropë atë vit në lidhje me substancat më të dëmshme.

Janina ishte partneri i preferuar i Castor M.G., një banor në Mos, i cili u dënua për këto ngjarje si përgjegjëse për marrjen e dërgesës në Pontevedra duke përdorur një përfaqësi makinash në Tui si mbulesë.

NJOFTIM PER MEDIAN

Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit Tiranë, informon sa më poshtë:

Më datë 05.05.2022, nga ana e OPGJ-së pranë Drjtorisë Vendore të Policisë Tiranë është kryer arrestimi i përkohshëm i shtetasit me iniciale N.J, me qëllim ekstradimin e tij drejtë Spanjës, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “trafikimit të lëndëve narkotike” .
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me kërkesën e bërë nga shtetasi me iniciale N.J, për zëvëndësimin e masës së sigurimit, për efekt ekstradimi.
Me vendimin nr. 1079/1 Akti, datë 02.09.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi:
-Pranimin e kërkesës.
-Zëvendësimin e masës së sigurimit personale shtrnguese ndaj personit nën hetim N.J nga “arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ne atë të “arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.
-Urdherohet personi nën hetim N.J, të mos largohet nga banesa e ndodhur në këtë adresë: …………………………..,Tiranë.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit duke lënë në fuqi masën e sigurimit “arrest në burg” për personin nën hetim N.J.

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë, përbërë nga Relator Gjyqtar z. Genti Shala, me vendimin nr, 840 datë 29.09.2022 vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 1079/1 datë 02.09.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 

Po ndodh...