I mbështjellë me plastmas, momenti kur nxirret trupi i pajetë i Pëllumb Metës (Video)

23 Shkurt 2024, 11:46 / AKTUALITET ALFA PRESS

I mbështjellë me plastmas, momenti kur nxirret trupi i pajetë i

Në videon e mëposhtme tregohet vendi ku 19-vjeçarja Hygerta Meta varrosi të atin Pëllumb Meta pasi e vrau me armë zjarri.

Shihet se të afërm të familjes dhe fqinjë nxjerrin nga gropa trupin e pajetë.

Mësohet se trupi i të ndjerit është gjetur i zhveshur dhe i mbështjellë me plastmas. Ai është varrosur në oborrin e banesës në një tokë që siç duket është e punuar.

Dyshohet se vajza nuk ka vepruar e vetme dhe po verifikohet roli i familjarëve. Në dëshminë e saj para policisë ajo ka pranuar krimin, dhe ka rrëfyer se ka vrarë babanë pasi ai donte ta fejonte pa dëshirën e saj.

Sakaq, trupi i 49-vjeçarit është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128