Sulmi mbi dy ushtarët në Gramsh, del ekspertiza

Ka dalë akt-ekspertimi për 2 ushtarakët që mbetën të lënduar nga sulmi i bërë ndaj tyre nga 2 rusë dhe një ukrainas në uzinën e Gramshit.
Instituti i Mjekësisë Ligjore thotë për shtetasin Ardian Xhaka se janë konstatuar djegie e shtresës sipërfaqësore të lëkurës, dhimbje koke, shikim të turbullt dhe skuqje e tharje fyti. Këto dëmtime janë shkaktuar nga ekspozimi me gaz (sprajt).
Dëmtimet e shkaktuara hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve, të cilat kanë sjellë për pasojë humbjen e aftësisë së përkohshme në punë në masën 9 ditë.
Të njëjtat dëmtime janë konstatuar edhe ndaj ushtarakut tjetër Aldo Bici, për të cilin dëmtimet e shkaktuara hyjnë në kategorinë e atyre që kanë sjellë për pasojë humbjen e aftësisë së përkohshme në punë në masën mbi 9 ditë.
Përveç akuzave të ngritura deri tani, për rusin Mikhail Zorin ndaj tij mund të ngrihet dhe akuza e plagosjes me dashje.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

