Sulmi me armë në Athinë/ Dalin pamjet, shqiptari i plagosur i shtrirë përtokë, i vinë në ndihmë policët
2 Shkurt 2024, 08:46 / AKTUALITET

Pamjet që shihni tregojnë të riun shqiptar, që mbeti i plagosur pas një sulmi me armë në Athinë.
Mediat greke kanë publikuar disa foto ku shfaqet 34-vjeçari Renis Fejzolli, i shtrirë përtokë, teksa punonjësit e policisë që i japin ndihmën e parë të riut, duke i fashuar plagët. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit në rrugën ‘Iera Odos’ dhe ‘Spyrou Patsi’.
Sipas policisë i riu shqiptar, është dërguar në spitalin Giorgos Gennimatas ku po trajtohet për dëmtime në bark. Mediat greke raportojnë se autorët kanë qenë duke hipur në një mjet me të cilin i janë afruar 34-vjeçarit para se ta qëllonin tre herë.


Po ndodh...
ide
PD-ja, si Firmë Piramidale!
Nga Indrit Vokshi
Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?
Nga Kreshnik Spahiu
Kush nuk punon për liderin legjendar, punon për PS!
Nga Ardi Stefa
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
