Sulmi ndaj TCH, Softa: Objektivi ishte i qartë, SHBA të caktojë një ekspert për hetimin

27 Mars 2023, 17:43 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sulmi ndaj TCH, Softa: Objektivi ishte i qartë, SHBA të caktojë

Godina e Top Channel u sulmua pak pas mesnate me një breshëri armësh nga persona ende të paidentifikuar. Nga plumban mbeti i vdekur roja e sigurisë ndërsa ngjarja ka tronditur median e mbarë opinionin publik.

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa në një intervistë për RTV Ora deklaroise sulmi ishte për të goditur një institucion si televizioni TCH.

"Skema të tilla që janë përdorur për të goditur grupe kriminale u përdorën për të goditur një institucion. Objetivi ishte shumë i qartë ishte ndërtesa e TCH.

Distanca kur është përdorur kallashnikovi ka qënë 15 metra. Kishte qëllim të godiste strukturën.

Unë mendoj që një nga aleatët tanë si SHBA të caktojë një ekspert të marrë pjesë në hetim pasi është shumë i rëndësishëm edhe për mënyrën e interpretimit apo rezultatet që presim," tha ai.