Atentati në Don Bosko, hetuesit në vështërsi për kapjen e autorëve, s'i ndihmuan as kamerat e sigurisë

20 Mars 2023, 16:44 / AKTUALITET ALFA PRESS

Atentati në Don Bosko, hetuesit në vështërsi për kapjen

Policia dhe Prokuroria e Tiranës ende nuk kanë identifikuar autorët që i morën jetën banakieres së lokalit, Mimoza Paja.

Edhe kamerat e sigurisë që janë sekuestruara nga grupi hetimor nuk kanë ndihmuar për të rënë në gjurmët e atentatorëve, edhe pse paraprakisht dyshohet se 3 personat janë vrasës me pagesë të kontraktuar për të shkaktuar viktima në biznesin e familjes Murati.

Deri më tani mendohet se masakra brenda lokalit është vijimësi të disa ngjarjeve mafioze të regjistruara në trekëndëshin: Tiranë, Laç dhe Lezhë, të cilat kanë tronditur opinionin publik për mënyrën e ekzekutimeve të kryera.

Shënjestra kanë qenë familjarët e Fatjon Muratit, por fatkeqësisht humbi jetën banakierja, e cila ishte në punë, së bashku me mbesën e saj 10-vjeçare.

Ngjarja dyshohet se ka motiv hakmarrjen për një sërë vrasjesh zinxhir të kryera për shkak të konflikteve të disa grupeve rivale, por ende nuk ka një gisht të drejtuar ndaj personave të caktuar që mund të kenë dhënë udhëzimet për masakrën.

Po ashtu, e paqartë është se cili për vëllezërve Murati kërkohej për t'u eliminuar, pasi Fationi sapo ishte larguar nga Shqipëria, ndërsa në Tiranë ndodheshin vetëm Ylli dhe Ervis Murati.

Ky i fundit ishte ai që dërgoi me urgjencë në spital xhaxhain që mbeti i plagosur nga brenshëria e plumbave, por u shpreh se edhe pse ishte në momentin e ngjarjes, nuk kishte mundur të pikaste asnjë detaj nga autorët.

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128