I plagosuri brenda makinës ku u ekzekutua Gilmando Dani, agjent i Agjencisë së Mbikëqyrje Policore!
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në rrethrrotullimin e Rinasit ku u vra me armë zjarri Gilmando Dani. Mësohet se në makinën e Danit, ka mbetur i plagosur rëndë me plagë plumbi në kokë, shtetasi edhe Muçi Shaljani, alias Sheqeri. Alfapress.al, ka mësuar se i plagosuri është pjesëtar i Policisë së Shtetit dhe specifikisht, agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, AMP.
Policia konfirmon se në makinë me Danin ka qenë edhe 40-vjeçari Muçi, i cili ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
“Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç dhe G. D., rreth 47 vjeç. Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore”, informon policia.
Ndërkohë, nënvizohet se forca të shumta të policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë punën për kapjen e autorëve të mundshëm të ngjarjes.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
