
I pyetur nga dy prokurorë, detaje nga urdhërarresti i SPAK për Vangjush Dakon

SPAK ka urdhëruar sot arrestimin e ish-kreut të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe për disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit.
Ish-zyrtarët akuzohen për korrupsion dhe falsifikim dokumentesh.
Në total bëhet fjalë për 10 urdhërarreste që janë firmosur nga gjykata dhe janë masa sigurimi arrest me burg.
Mësohet se disa muaj më parë, Vangjush Dako është pyetur nga dy prokurorë të SPAK për legalizimin e 3 kateve të një objekti të dëmtuar nga tërmeti, nën dyshimet se është legalizuar në mënyrë të paligjshme nga ana e zyrtarëve të asaj kohe të Bashkisë së Durrësit.
Operacioni është në vijim e sipër dhe janë agjentët e BKH të cilët përveç ekzekutimit të urdhërarresteve janë duke ushtruar edhe kontrolle në banesat e personave të dyshuar.
Hetimet për çështjen e legalizimeve në Durrës vijojnë prej të paktën 1 viti.
Ndërkohë hyrja e Drejtorisë së Policisë së Tiranës është mbuluar pasi pritet shoqërimi i Dakos dhe në këtë mënyrë arrestimi i tij nuk do të filmohet dot nga kamerat.
Vangjush Dako e drejtoi Bashkinë e Durrësit për 3 mandate deri në vitin 2019.
Po në vitin 2019, Dako dhe familjarët e tij iu shtuan listës së zyrtarëve shqiptarë që nuk lejohen të hyjnë në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
DASH njoftoi asokohe se Sekretari i Shtetit e vendosi kryebashkiakun e Durrësit dhe familjarët e tij të afërt në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara, për shkak të përfshirjes së Dakos në raste të mëdha korrupsioni.
Emri i Dakos është lakuar edhe në përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild” si i përshirë në blerjen e votave në Durrës. Edhe për këtë çështje ai u mor në pyetje asokohe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
-
-
-
SPAK lëshon urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit
6 Qershor, 17:07

ide

Parodi mbi dashurinë time: ngjarje reale, më 08 dhjetor 2023


Kuvendi berishist: As frymë, as numra!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128