I riu shqiptar vret turkun, autoritetet ofrojnë shpërblim për 'kokën' e tij
28 Qershor 2022, 22:42 / AKTUALITET

23-vjeçari shqiptar i identifikuar si Fisnik Hoxha është shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane pasi akuzohet për vrasje.
Mediat shkruajnë se rreth orës 23:15 të mbrëmjes së kaluar, Fisnik Hoxha ka qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të një 31-vjeçari turk, në rrugën Gustav-Schatz-Hof, në Kiel të Gjermanisë. 31-vjeçari turk ka vdekur në spital pavarësisht mjekimit që i është dhënë.
Prokuroria publike në Kiel ka ofruar një shpërblim prej 3000 eurosh për informacione që çojnë në arrestimin e shqiptarit. Kushdo që e sheh të dyshuarin Fisnik Hoxha të lajmërojë menjëherë policinë pasi sipas autoriteteve vendase, mund të jetë i armatosur.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
