I vodhi 40 mijë lekë një personi në rrugë, arrestohet 17-vjeçari në Vlorë

8 Mars 2024, 11:07 / AKTUALITET ALFA PRESS

I vodhi 40 mijë lekë një personi në rrugë, arrestohet

Menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, se në lagjen “1 Maji”, në rrugë, i kishin vjedhur një shumë parash, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, një shtetasi 17 vjeç, banues në Vlorë.

I mituri, me precedent të mëparshëm për të njëjtin krim.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme.



Po ndodh...

ide