I vuri zjarrin një magazine me pajisje elektroshtëpiake, arrestohet 21-vjeçari në Librazhd
Një 21-vjeçar është vënë në pranga, pasi i vuri zjarrin një magazine me pajisje elektroshtëpiake, për motive të dobëta.
“Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Komisariati i Policisë Librazhd, për djegien e një magazine në fshatin Kovanik, njësia administrative Rrajc, më datë 10.05.2025, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar i zjarrvënies, shtetasi: O. G., 21 vjeç, banues në fshatin Rrajcë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi O. G., për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin magazinës me pajisje elektoshtëpiake, në pronësi të shtetasit M. H. Nga zjarri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale”, njofton policia..
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
