Ishte larguar nga banesa që prej 18-dhjetorit, gjendet i pajetë 87-vjeçari në Korçë

8 Janar 2024, 10:51 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ishte larguar nga banesa që prej 18-dhjetorit, gjendet i pajetë

Trupi i pajetë i një të moshuari mëngjesin e sotëm në lagjen 17 në qytetin e Korçës. I moshurai është gjetur pa shenja jeta në një tokë arë rreth orës 09:00, ndërsa kanë qenë banorët që kanë bërë denoncimin.

Në trupin e 87-vjeçarit, F.A., nuk janë gjetur shenja dhune. Ai rezulton të jetë larguar nga banesa më datë 18.12.2023.

“Më datë 08.01.2024, rreth orës 09:00, në lagjen nr. 17, Korçë, në një tokë arë, është gjetur pa shenja jete, pa shenja dhune, shtetasi F. A., 87 vjeç, banues në Korçë. Nga verifikimi i kryer rezulton se ky shtetas është larguar nga banesa më datë 18.12.2023”, njofton policia.

Trupi i 87-vjeçarit, ndodhet në morgun e spitalit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Po ndodh...