“Je trim ti”/ Ndoja përplaset me Dervishajn në GJKKO: Mos kam marrë porosi nga Erion Braçe për të të vrarë ty
Ditën e sotme, ish-prokurori Arjan Ndoja, sot deputet i zgjedhur i PD-së, është përballur në Gjykatën e Posaçme me Plarent Dervishajn, i akuzuar për atentatin ndaj tij, të ndodhur disa vite më parë.
Dervishaj e pyet Ndojën nëse ka informacione që ka qenë ai që e ka dhënë porosinë për ta vrarë.
Ndërkohë Ndoja i thotë me se po e shikon në sy për të zbuluar të vërtetën, teksa me ironi shton ‘je trim i madh ti’.
Nga ana tjetër, Dervishaj i thotë se nëse do të mendonte se Ndoja do të kishte gisht në atentatin ndaj tij, të ndodhur 4 muaj para se të ndodhte atentati ndaj ish-prokurorit, ai nuk do e kishte falur deputetin e zgjedhur të PD-së.
Kujtojmë se më herët Ndoja deklaroi se para se të ndodhte atentati ndaj tij, ai kishte shqetësime vetëm nga deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe ish-zv.kryeministrit Erion Braçe.
Plarent Dervishaj përballë Arjan Ndojës:
Dervishi: I vetmi konflikt që ti ke pasur thua që ka qenë ai me kryeminstrin dhe ish zv. Kryeministrin, Erjon Braçe. Sipas teje, nuk ka arsye, nuk njihemi, nuk kemi konflikte.
A ke informacione ti, që unë kam dhënë porosinë për të të vrarë? Mos e kam marrë porosinë nga Erjon Braçe?
Ndoja: Kam dëgjuar shumë për ty, edhe nga shtypi. Por këto të dëgjuarat i marr me rezerva. Unë po të shoh në sy.
Plarent Dervishaj: Në sy të shoh dhe unë. Ti kujton se po të kesh gisht ti tek atentati im, do të ta fal?Atentatin tim, ka ndodhur nja 4 muaj para teje.
Ndoja: Unë kam ardhur për atentatin tim, jo tëndin.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
