Jo vetëm makina/ Çfarë gjeti policia në shtëpinë e 70-vjeçarit që u “mbronte krahët” vrasësve të Elton Javorit

10 Dhjetor 2023, 12:21 / AKTUALITET ALFA PRESS

Jo vetëm makina/ Çfarë gjeti policia në shtëpinë

Përveç gjetjes dhe sekuestrimit të automjetit “Mercedes Benz E Class Coupe” që u përdor nga vëllezërit Agim dhe Kreshnik Gashi në vrasjen e Elton Javorit, policia ka gjetur në garazhin e burrit të tezes së tyre edhe një sasi të konsiderueshme municioni.

Mësohet se gjatë kontrollit në banesën e 70 vjeçarit Rexhep Puka, janë gjetur dhe sekuestruar 3 celularë të fikur, 4 jelekë antiplumb si të Policisë, 1  armë gjahu teke, 1 armë shotgan, 2 krehra pistolete bosh dhe 1 sëpatë me bisht druri, të dyshuara se mund të jenë përdorur në ngjarje të tjera kriminale. Në banesë u gjet edhe një mjet tip ‘benz’ i blinduar dhe brenda tij një targë automjeti tjetër.

Ndaj 70 vjeçarit rëndojnë akuzat për “Përkrahja e autorit të krimit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Ngjarja ndodhi më 7 dhjetor, kur Agim Gashi i shoqëruar nga i vëllai, shtetasi me iniciale K. G., 33 vjeç në makinë, qëlloi për vdekje me armë zjari Elton Javorin.  Motivi i kësaj ngjarjeje kriminale dyshohet një konflikt i nisur disa kohë më parë midis Agim Gashit dhe Erjon Javorit, për motive të dobëta, teksa dy vëllezërit vijojnë të jenë në kërkim.

 

Po ndodh...

ide