Ju bë atentat edhe vitin e shkuar/ Kush është Ylli Brahimaj krahu i djathtë i Vis Martinajt

22 Korrik 2022, 22:02 / AKTUALITET ALFA PRESS

 Ju bë atentat edhe vitin e shkuar/ Kush është Ylli Brahimaj krahu

Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e sotme qendrën e Milotit, ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Një prej të plagosurve është identifikuar si Klevis Preçi. Ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur Ylli Brahimi. Ky i fundit është një emër i njohur i botës së krimit. Brahimi njihet si krahu i djathtë i Ervis Martinajt.

Në vitin 2021, Ylli Brahimi i mbijetoi një atentati në qendër të Milotit nga disa persona.  Sjellim në vëmendje se më datë 17 korrik në mbikalimin e Fushë Krujës, u bë një tjetër atentat ku mbetën të vdekur tre persona midis të cilëve edhe kushëriri i parë i Ervis Martinajt, Brilant Martinaj.

Kush është Ylli Ibrahimi?

45-vjeçari Brahimi njihet si krahu i djathtë i Ervis Martinajt, personazhi të njohur të botës së biznesit së lojrave të fatit dhe i përfshirë në disa konflikte me grupe të tjera rivale.

Brahimi, sipas burimeve policore është me precedentë penalë në Itali.

Disa muaj më parë një bashkëpunëtori tjetër të Ervis Martinajt iu bë atentat në hotelin e tij në Kurbin. Bujar Lika dhe Paulin Gjergji u ekzekutuan në një hotel në aksin Mamurras Lezhë në maj të viti të kaluar.

Gjithashtu Ervis Martinaj është i njohur për ngjarjen e ndodhur në ish-bllok në vitin 2018 ku u konfliktua me Ervin Matën ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, truproja i Martinajt.

Por Ylli Ibrahimi dhe Bujar Lika nuk janë të vetmit bashkëpunëtorë të Ervis Martinajt që i janë bërë atentat. Santiago Malkaj “ish-polic” dhe mik i Martinajt u vra në një atentat në rrugën Xhenfize Keko në Tiranë në prill të vitit 2018.

Ndërsa dy miqtë e tjerë të Ervis Martinajt nuk i kanë mbijetuar atentateve, Ylli Brahimi ditën e sotme u plagos nga plumbat.

Po ndodh...

ide