Kakavijë, sekuestrohen 15 lingota floriri e sende me vlerë, arrestohet gjermani

9 Prill 2024, 22:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

Kakavijë, sekuestrohen 15 lingota floriri e sende me vlerë, arrestohet
Një 69 vjeçar me shtetësi gjermane është arrestuar nga policia në pikën kufitare Kakavijë.

A.F., thotë policia udhëtonte me një furgon drejt Greqisë dhe teksa I është nënshtruar kontrollit në vijën e dytë është konstatuar se Brenda automjetit posedonte 8390 euro, 12 300 franga zviceriane, 85 000 fiorenta hungareze, 470 dinarë dhe 15 lingota floriri.

Njoftimi i policisë

PKK Kakavijë/Kontrolle të detajuara nga shërbimet e Policisë, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare.

Në kuadër të rritjes së efektivitetit të punës së strukturave të kufirit e migracionit, për goditjen e krimeve ndërkufitare, është goditur 1 rast i mosdeklarimit të të hollave dhe sendeve me vlerë.

Sekuestrohen 8390 euro, 12 300 franga zviceriane, 85 000 fiorenta hungareze, 470 dinarë dhe 15 lingota floriri.

Procedohet penalisht shtetasi gjerman 69-vjeçar që i posedonte.

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavijë, si dhe i koordinimit të informacionit, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe me etikë, qytetatëve në hyrje/dalje, është goditur një rast i mosdeklarimit të të hollave dhe sendeve me vlerë.

Në bazë të analizës së riskut, në dalje të RSh-së, u kalua për kontroll në vijë të dytë, automjeti tip furgon me të cilin udhëtonte shtetasi A. F.

Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 8390 euro, 12 300 franga zvicer ane, 85 000 fiorinta hungareze, 470 dinarë dhe 15 lingota floriri, të cilat nuk i kishte deklaruar para autoriteteve doganore.

Furgoni dhe shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Po ndodh...