“Kam shumë vese”, çfarë shkruante në letër mësuesi amerikan që mbyti gruan dhe më pas vari veten!

Të tjera detaje janë zbardhur ne lidhje me ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku mësuesi amerikan Matthew James Wertz mbyti gruan e tij në banesën ku jetonin me qira, vrau dy qentë dhe shkop bejsbolli më pas vari edhe veten.
Mësohet se profesori amerikan kishte lënë edhe një letër, ku ndër të tjera shkruante se “kishte shumë vese dhe kishte shumë borxhe”.
Fillimisht, policia thotë se është gjetur trupi i pajetë i amerikanit, ndërsa më vonë janë gjetur trupat e pajetë të bashkëshortes së tij me origjinë nga Indonezia, por me pasaportë amerikane dhe 2 qentë.
“Në një nga dhomat e banesës të marrë me qira, e cila ishte e mbyllur u gjet e vrarë, paraprakisht e mbytur me litar shtetasja Indonezjane Saragih Indah Lilis Sartika. Po kështu po në këtë ambient janë gjetur të vrarë dy kafshë shtëpiake (qen). Paraprakisht mendohet se të dy qentë janë goditur me mjet të fortë (shkop bejzbolli), informoi policia e Tiranës në orët e vona të mbrëmjes”, tha policia.
Paraprakisht dyshohet që ngjarja të ketë ketë ndodhur në kushte depresioni, por kjo është pistë paraprake dhe po hetohet nga policia. Viktima kishte lënë edhe një letër lamtumire për babanë. Mësohet se në letër shkruhej: “Më fal, nuk ia dola dot.”
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


