Kapen 260 kg kokainë në Slloveni, arrestohet shqiptari dhe braziliani
19 Mars 2024, 19:09 / AKTUALITET

Rreth 260 kilogramë kokainë janë kapur nga autoritetet policore të Sllovenisë në portin e Koperit dhe për pasojë janë arrestuar dy persona, një shtetas shqiptar dhe një brazilian.
Mediat e huaja raportojnë se droga po transportohej me një anije mallrash me sojë që vinte nga Amerika e Jugut.
Dy të arrestuarit mbërritën në port me motor deti përtej lumit Rizana. Ata u vunë re gjatë tentativës për ta nxjerrë kokainën nga valixhet. Nuk dihet identiteti i të arrestuarve.
Sipas medias sllovene, kokaina në tregun e zi kap vlerën e rreth 10 milionë eurove.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



